Site icon Telegrafi

Partitë parlamentare në Maqedoni votuan për punësimin e 23 bashkëpunëtorëve të rinj

Shumica e ngushtë parlamentare nuk ka mundësuar funksionimin normal të Kuvendit. Ashtu ishte edhe sot ku për shkak të mos pasjes së kuorumit të mjaftueshëm këshilli buxhetorë u vonua për gjysmë ore. citon Telegrafi Maqedoni.

Kryetarja e këtij trupi kuvendor, Frosina Remenski, personalisht nëpërmjet telefonit i ka kërkuar anëtarët që të vijnë në sallë që të mund të siguroj deputet të mjaftueshëm.

Deputetë duhet të kishin dhënë dritë të gjelbër për punësimin e njëzet e tre bashkëpunëtorë të jashtëm ku do t’u kishin ndihmuar grupeve parlamentare në Kuvend. Pasi u sigurua kuorumi, ishte votuar.

“Në grupet parlamentare, për bashkëpunëtorë të jashtëm janë punësuar 10 nga radhët e LSDM-së, 10 nga OBRM-PDUKM, 2 nga BDI dhe 1 nga BESA” tha Frosina Remenska, kryetare e Këshillit Buxhetor.

“Angazhimi i bashkëpunëtorëve të jashtëm është me rëndësi të madhe dhe luan rol të veçantë për cilësinë dhe funksionimin e deputetëve, por edhe grupeve parlamentare” tha Cvetanka Ivanova, sekretare e përgjithshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Angazhimi i bashkëpunëtorëve të jashtëm, buxhetit të shtetit do t’i kushtojë 150 euro në vit. Parat sigurohen nga Ministria e Financave. /Telegrafi/

Exit mobile version