Site icon Telegrafi

Partitë pa marrëveshje për ligjin e Prokurorisë Publike

Prokuroria Themelore Publike në Shkup, Maqedonia e Veriut/ Foto: Telegrafi

Për dy muaj të punësuarit në Prokurorinë Speciale nuk marrin rroga. Institucioni nuk paguan as taksat, ndërsa së fundi nga angazhimi është larguar edhe kompania e kontraktuar për higjienë. Fati i 90 të punësuarve mbetet në duart e subjekteve që po negociojnë mbi Ligjin për Prokurorinë Publike.

Përkundër këtyre 90 personave që kanë mbetur pa paga mujore, rreth 20 hetues të cilët janë të angazhuar në Prokuroria Speciale paguhen nga ministria e Brendshme. Paraburgimi i Katica Janevës ka ndikuar që në institucion të mos mund të procedohen pagesat. Janeva nuk ka as zëvendës, pasi prokurorët special tashmë janë sistemuar në Prokurori Publike. Materialet e përgjuara dhe dëshmitë tjera procedohen në përputhje me ligjin dhe nuk rrezikohen.

Burime nga PSP thonë se përjashtim çështjes financiare, gjithçka tjetër funksionon në përputhje me ligjin. Fati i të punësuarve në PSP ishte pjesë e negociatave mes grupeve të punës pushtet-opozitë. LSDM-ja kërkon që të gjithë të punësuarit të sistemohen në Prokurori Publike, ndërsa OBRM-PDUKM-ja kërkon që të gjithë t’i nënshtrohen masave për konflikt interesi dhe më pastaj të punësohen në organet gjyqësore. Fati i materialeve të përgjuara gjithashtu mbetet në dilemë.

Opozita kërkon që të gjitha përgjimet të përdoren si dëshmi, përfshi edhe ato para vitit 2015, ndërsa pushteti kërkon që procedura penale të zbatohen mbi bazën e përgjimeve të sigluara nga viti 2015 e tutje. Palët kanë dallime edhe mbi mënyrën e përfaqësimit të lëndëve. Pushteti tenton ta ndajë Krimin e organizuar në dy organe, ndërsa opozita kërkon që PSP të shkrihet në Prokurori për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë. Negociatat kanë ngecur që ka fundi i muaji shtator./Alsat/

https://www.youtube.com/watch?v=hmTm-teNVpk&feature=emb_title

Exit mobile version