Telegrafi

Partitë opozitare turke kundërshtojnë rezultatin e referendumit

Partia kryesore opozitare e Turqisë ka thënë se do të sfidojë rezultatin e referendumit të vendit, pasi presidenti fitoi një votë për të zgjeruar pushtetin e tij.

Partia Republikane e Popullit (CHP) ka vënë në pikëpyetje legjitimitetin e rezultatit të ngushtë, duke përmendur parregullsi në procesin zgjedhor.

Shtytja e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan për një presidencë ekzekutive pati sukses me pak më shumë se 51% të votave.

Fitorja u shënua me festime dhe protesta në të gjithë Turqinë.

CHP është duke refuzuar të pranojë rezultatin dhe po kërkon rinumërimin e 60% të votave, duke kritikuar vendimin për numërimin e fletëve të votimit të pavulosura, transmeton KP.

Tri nga qytetet më të mëdha të Turqisë, Stambolli, Ankaraja dhe Izmiri , votuan ‘Jo’ ndryshimeve kushtetuese.