Site icon Telegrafi

Partitë opozitare në Maqedoni përmes Propozim-ligji kërkojnë formim të një komisioni të posaçëm për COVID-19

Grupi kuvendar i OBRM-PDUKM-së dhe koalicioni Aleanca për Shqiptarët – Alternativa dhe E majta, sot në Kuvend parashtruan Propozim-ligj për plotësime të Ligjit për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet ngjitëse.

Sipas OBRM-PDUKM-së me këtë Propozim-ligj parashihet formimi i një Komisioni të posaçëm për mbrojtje dhe parandalim nga pandemia.

Ndërkaq qëndrimi i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse është që komisioni të zgjedhet në Kuvend dhe të përbëhet prej 11 anëtarëve.

Anëtar në këtë komision do të jenë Ministri i Shëndetësisë dhe drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, ndërsa nëntë anëtarët tjerë do të ishin tre infektologë, dy mikro-biologë, një imunolog dhe një internist./Telegrafi/

 

Exit mobile version