Site icon Telegrafi

Partitë në takim të ri për çështjet e hapura

Përfaqësuesit e katër partive nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos sot duhet të mbajnë takim të ri në përpjekje për t’i tejkaluar mospajtimet, të cilat e pengojnë zgjidhjen e krizës politike, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Pritet në këtë vazhdim të bisedimeve të marrin pjesë ambasadorët e BE-së në Shkup dhe të SHBA-ve, Aivo Orav dhe Jess Baily.

Ndihmës-sekretarja amerikane Victoria Nuland dje kërkoi zbatim të plotë të marrëveshjes së Përzhinos dhe arritje të një marrëveshje tjetër për zgjedhje, me qëllim nxjerrjen e vendit nga kriza politike. /Telegrafi/

Exit mobile version