Telegrafi

Partitë në Mal të Zi dakordohen që për mandatar të ri të mbështesin Miodrag Lekiqin

Një prej liderëve të Frontit Demokratik (DF), Andrija Mandiq, ka bërë të ditur se partitë fituese të zgjedhjeve të vitit 2020 në Mal të Zi, Fronti Demokratik, Lëvizja Demokratike dhe ajo Qytetare – URA, janë dakorduar për formimin e qeverisë së re dhe për mandator kanë vënë kandidatin Miodrag Lekiqin.

“Të gjithë sot e kanë mbështetur dhe janë dakorduar ta informojnë presidentin e Malit të Zi, që t’ia japë mandatin Lekiqit”, tha Mandiq – duke shtuar se deri në mesnatë Millo Gjukanoviq do të informohet se Lekiqi do të jetë mandatar, transmeton Telegrafi.

Afati i presidentit të Malit të Zi që të emërojë mandatarin për formimin e qeverisë së re, me propozimin e 41 deputetëve, skadon sot.

Qeveria e ardhshme sipas Mandiqit, do të përbëhet sipas sistemit të partneritetit. Një pjesë do ta përbëjnë URA, CIVIS, SNP dhe eventualisht përfaqsuesit e pakicave, e pjesën tjetër do të jetë DF dhe Demokratët.

Megjithatë në këtë takim, dokumentin nuk e kanë nënshkruar anëtarët e Partisë Socialiste (SNP), që në zgjedhje ishin pjesë e koalicionit DF dhe URA. /Telegrafi/