Telegrafi

“Partitë maqedonase kundër integrimit në BE”

365

Sa jemi larg dhe sa jemi afër BE-së ishte tema për të cilën u debatua në emisionin e mbrëmshëm Click Plus. Analisti Ismet Ramadani theksoi se BDI është dashur që të veproj politikisht dhe në çdo shkuarje të Fatmir Besimit në Bruksel, ai është dashur që ta demaskoj figurën e Nikolla Gruevskit.

“Zotëri besimi duhej ,që në çdo shkuarje e tij në Bruksel, në takimet me strukturat më të larta të demaskoj partnerin qeverisës se ai nuk do në BE, kryetari shtetit nuk do në BE. Në deklaratat e tij të fundi ai është bërë zëdhënës i Putinit”, u shpreh Ismet Ramadani, analist.

Edhe kryetari i SHGM-së Naser Selmani u shpreh se partitë maqedonase janë kundër integrimit të Maqedonisë në BE dhe NATO.

“Unë nuk jam I bindur se partitë maqedonase janë të interesuara që ta integrojnë vendin në BE, është çështje tjetër me bashkëqytetarët maqedonas, pjesa dërmuese është e interesuar, por pala politike maqedonase është kundër integrimit, sepse ata kanë një fobi patologjike ndaj shqiptarëve dhe mendojë nëse Maqedonia demokratizohet, nëse integrohet në EU shqiptarët do na marrin shtetin”, tha Naser Selmani, nga SHGM.

E zëdhënësi i PDSH-së Luan Tresi tha se BDI nuk ka mundur ta bëjë këtë, pasi siç tha, kjo parti është e zhytur në korrupsion.

“Është e vërtetë se pala maqedonase duhet të kushtëzohet, pa kushtëzim nuk mundet. Po a e din pse këta nuk mund ta bëjnë këtë. Këta janë shumë thellë të inkriminuat dhe korruptuar”, tha Luan Tresi, nga PDSH.

Zëvendëskryeministri për euro integrime Fatmir Besimi tha se çështja e emrit vazhdon të mbetet problemi kryesorë për mos integrimin e vendit në BE dhe NATO

“Nuk duhet të harrojmë se në procesin e vendit në BE dhe NATO çështje e padiskutueshme është zgjedhja cështja e emrit. Edhe në momentin kur të realizohen të gjitha reformat, çështja e emrit do të mbetet një temë e cila do të duhet të zgjidhet gjatë këtij procesit të vendit në rrugën drejt BE dhe NATO-s”, shtoi Fatmir Besimi.

Në këtë debat analistët gjithashtu thanë që pa reforma në media nuk mund të kemi zgjedhje demokratike. /Telegrafi/