Site icon Telegrafi

Partitë kanë 24 orë afat për ankesa në Gjykatën Administrative

Pas përfundimit të seancës së mbrëmshme të vazhduar të KSHZ-së, pritet që KSHZ-ja të dorëzojë vendimet e saj deri tek partitë politike dhe koalicionet që kanë dorëzuar ankesa në këtë institucion. Prej këtij momenti edhe do të fillojë afati për ankesë të partive politike në Gjykatën Administrative. Koha kur duhet të dorëzohen ankesat është brenda 24 orëve prej pranimit të vendimit nga ana e KSHZ-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjykata Administrative, nëse dorëzohen ankesa ka afat prej 48 orëve për të vendosur për to, dhe brenda 24 orëve tjera duhet t’i shpall në web-faqen e saj në internet.

Rikujtojmë se KSHZ-ja pranoi vetëm një ankesë të Lëvizjes Besa dhe anuloi votimin në një vendvotim në Gostivar./Telegrafi/

Exit mobile version