Përfaqësues të partive politike në këto momente janë në Kuvendin e Maqedonisë, në një takim bashkërendues me Kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas ”Fokus” takimi bëhet në prak të seancës së nesërme për zgjedhjen e Qeverisë së re dhe programit të ri qeveritar.
Deri tani, vetëm Lëvizja Besa ka krijuar grupin parlamentar, me koordinator Afrim Gashin, kurse grupet tjera që kanë më shumë se pesë deputetë ende nuk e kanë bërë një gjë të këtillë. Aleanca për Shqiptarët dhe PDSH-ja nuk kanë të drejtë grupi, pasi që nuk kanë nga pesë deputetë.
Takimi është bojkotuar nga deputetët e OBRM-PDUKM-së, të cilët nuk e njohin Xhaferin si legjitim./Telegrafi/