Partitë politike në Maqedoni edhe sot kanë vijuar me aktivitetet e tyre në kuadër të fushatës zgjedhore.
Telegrafi Maqedoni ju sjell të përmbledhur në një vend takimet e partive më të mëdha me qytetarët për ditën e fundit të fushatës.
Bashkimi Demokratik për Integrim sot ka përmbyllur fushatën nga Shtabi Qendror ku Fatmir Besimi si shef i këtij shtabi ka falemnderuar gjithë qytetarët që kanë mbështetur këtë parti nëpër tubime dhe debate me qytetarë. Nevzat Bejta nga kjo parti ka prezentuar kandidaturën e tij për zgjedhjet lokale dhe për mandat të dytë.
PDSH-ja sonte e ka të radhës takimin me aktivistë dhe me shefa shtabes ku kanë përpiluar strategjinë për ditën e zgjedhjeve. Kjo parti gjithashtu ka qëndruar edhe në Llojan ku kanë prezentuar kandidatin e kësaj partie, Bardhyl Destani.
Aleanca për shqiptarët e Ziadin Selës ka vendosur që të përmbyll fushatën me Strugën ku prezentohet lideri i kësaj partie si kandidat për mandat të dytë të kësaj komune.
Lëvizja Besa e përmbyllur fushatën me tubim në Tetovë ku kanë kërkuar nga Tetovarët që të votohet kryetari i kësaj partie, Bilall Kasami si kandidat për kryetar të Tetovës.
Aleanca për shqiptarët, koalicion mes RDK-së dhe Unitetit, ka mbajtur takim qendror në Gostivar ku kanë shpalosur kandidaturën e kandidatit Shpat Iseini për këtë komunë.
LSDM-ja ka mbajtur takim me banorët e Strugës ku kanë apeluar që të votohet kandidati i tyre dhe kandidatët për këshillin komuna.
OBRM-PDUKM-ja ka mbajtur takim me qytetarët e Shkupit ku kanë shpalosur kandidaturat për kryetar të Bashkisë së Shkupit dhe kandidatët për komunat e kryeqytetit. /Telegrafi/