Partia UNITETI mbrëmë ka mbajtur një aktivitet partiak në Dibër, ku të pranishmit janë përshëndetur nga Zulfi Adili, nënkryetar i kësaj partie, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Para të pranishmive foli edhe kryetari i UNITETI-t, Gëzim Ostreni, i cili vjen nga ky qytet. Ai para dibranëve shpalosi veprimet e fundit të kësaj partie mbi situatën e tanishme politike në vend. Ostreni foli edhe për qëndrimin e partisë që drejton karshi situatës së tanishme politike dhe protestave të qytetarëve.
Ostreni nuk e la pa përmendur edhe unifikimin e opozitës shqiptare, çështjen e nismës për ndryshime kushtetuese, ndërkaq para mbajtjes së kongresit të partisë, Ostreni paralajmëroi takime të tjera të ngjashme./Telegrafi/