Site icon Telegrafi

Partia UNITETI dorëzoi në Kushtetuese nismën për kontestimin e vendimit për zgjedhje të parakohshme në Maqedoni

Partia Uniteti e ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese nismën për të kontestuar Vendimin për zgjedhje të parakohshme parlamentare, për shkak të siç thonë, çekuilibrimit të njësive zgjedhore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Zulfi Adilit ”me këtë vendim shkelen normat e Ligjit zgjedhor. Me këtë, zgjedhjet janë jokushtetuese dhe joligjore.”

Megjithatë, kjo parti do të merr pjesë në zgjedhje, kurse qëllimi i kësja nisme, sipas tyre, është që të tregohet edhe njëherë se OBRM-PDUKM-ja dhe BDI-ja e shkelën edhe njëherë Kushtetutën dhe Ligjin zgjedhor./Telegrafi/

Exit mobile version