Site icon Telegrafi

Partia turke në Maqedoni kërkon të përfshihen kontroller turk në KSHZ

Për Partinë për Lëvizjen e Turqve në Maqedoni (PLT), një nga komponentët kryesor është edhe verifikimi i saktë i votuesve nga komuniteti turk, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Kush do t’i kontrollojë ata? A posedon KSHZ potencial dhe kapacitet të tillë? Sa kontrollorë nga komuniteti turk janë angazhuar?
Ne duam të kujtojmë opinionin publik se, ashtu siç i dëgjuam ‘bombat’ e publikuara, komuniteti turk dhe rom ishin në mesin e më të manipuluarve dhe abuzuarve në vitet e fundit. Kemi frikë se koalicioni qeveritar në zgjedhjet e ardhshme planifikon të manipuloj elektoratin përmes bashkësisë etnike turke”, thuhet në një deklaratë të PLT-së.

Prandaj, PLT bën thirrje deri te KSHZ, në procesin e shqyrtimit të përfshihe kontrollorer nga komuniteti turk, që procesi të jetë më i besueshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version