Telegrafi

Partia Socialiste vazhdon bojkotin e Kuvendit

Burime nga Partia Socialiste i thanë Telegrafit se “do të vijojë kjo marrëdhënie me Parlamentin”. Përkundër apelit të komunitetit ndërkombëtar që dialogu politik të vijojë në Kuvend, pasi duhen përgatitur zgjedhjet vendore dhe duhen votuar një sërë reformash, Partia Socialiste mban në fuqi vendimin e fundit të Grupit Parlamentar se do të jetë në seancë vetëm për debatin e lirë dhe jo për rendin e ditës.

Ndërsa, burime në Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike thanë se “puna do të vijojë, siç nuk është penguar për asnjë moment që nga zgjedhjet e 28 qershorit 2009, me ose pa praninë e opozitës në Kuvend”.

Sipas demokratëve qytetarët do të jenë ata që do të ndëshkojnë opozitën, e cila për më shumë se një vit e gjysmë nuk voton asnjë ligj, përkundër interesave të elektoratit të saj. /Telegrafi/