Partia Socialiste e Maqedonisë (PSM) sot ka mbajtur kongresin e tetë me radhë. Në kongres janë zgjedhur organe të reja, ndërsa për kryetar u zgjodh përsëri Ljubisav Ivanov Xingo, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga partia njoftuan se në kongres u dorëzua raport për punën e partisë në katër vitet e kaluar, janë bërë ndryshime të vogla në Statutin e PSM-së dhe janë sjellur përfundime për situatën aktuale në shtet.
Nga PSM thonë se, edhe më tej do të vazhdojnë të ndjekin lëvizjet politike dhe do të reagojnë ashpër për tentimet e rrezikimit të interesave shtetërore dhe kombëtare./Telegrafi/