Telegrafi

Partia Socialiste e Maqedonisë “i’a ktheu shpinën” OBRM-PDUKM-së

Partia Socialiste e Maqedonisë (PSM) i’a ka kthyer shpinën partnerit të sajë të gjatë, OBRM-PDUKM që kur sot deputetët e kësaj partie, Vladanka Aviroviq dhe Ljupço Dimovski i ndihmuan shumicës parlamentare që të sigurojnë kuorum për mbajtjen e seancës së 45-të, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Që kur deputetët e opozitës e shikuan se shumica nuk do të siguroj kuorum për seancën, ata e lëshuan sallën e Kuvendit, por deputeti Dimovski e refuzoi ta bëjë këtë përsëri, deputetja Aviroviq së pari doli nga salla plenare së bashku me deputetët e OBRM-PDUKM-së, por pastaj u kthye me çka e siguroi kvorumin e nevojshëm nga 61 deputetë për fillimin e seancës.

A do të thotë kjo se Partia Socialiste e Maqedonisë i bashkohet shumicës parlamentare në kuadër të rikonstruktimit të Qeverisë, të cilën e paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev. Kjo është hera e dytë që deputetët nga PSM në mënyrë indirekte e tregojnë simpati tek shumica parlamentare. Aviroviq dhe Dimovski, gjithashtu nuk e nënshkruan interpelancën e Qeverisë, e cila ishte para një muaji në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. /Telegrafi/