Telegrafi

Partia Socialiste akuzon ministrin e Brendshëm për vrasjet

Deputeti socialist Eduard Shalsi tha të mërkurën se deklaratat e zotit Basha në komisionin hetimor tregojnë atë që ai e quajti panik dhe çmenduri të qeverisë.

"Shqiptarët e kanë të qartë se kjo bandë u vodhi votën fillimisht, pasurinë më vonë dhe më së fundi për t’i vrarë”, tha Shalsi.

Ministri Basha dëshmoi të martën në komisionin hetimor, ndërkohë që prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama dhe drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit, Bahri Shaqiri, kanë konfirmuar se edhe ata do te dëshmojnë para komisionit. /Telegrafi/