Partia serbe e Malit të Zi ka bërë të ditur se mbështet politikat dhe aktivitetet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në një përpjekje për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për Kosovën.
Sipas kësaj partie, çështja e Kosovës është për gjithë popullin serb dhe për këtë sipas tyre është e rëndësishme për të mbështetur politikën e Vuçiqit.
“Çështja e Kosovës është për gjithë popullin serb, sepse ne mendojmë se është shumë e rëndësishme për të mbështetur politikën e presidentit të Serbisë, për shkak se ky është një njeri vizioni i të cilit shtrihet larg në të ardhmen”, thuhet në një deklaratë të Partisë Serbe të Malit të Zi, duke shtuar se Vuçiq udhëhiqet nga arsyeja dhe se vetëm një njeri i arsyeshëm mund të bashkojë popullin e tij në rrugën e paqes dhe prosperitetit. /Rtk/