Site icon Telegrafi

Partia Republikanët e Kosovës reagon pas pezullimit nga KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) vendosi të pezullojë partinë Republikanët e Kosovës për shkak të mos mbajtjes së kuvendit të brendshëm zgjedhor në afatet e parapara me legjislacionin në fuqi.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar partia në fjalë duke konsideruar se mosmbajta e Kuvendit ka ndodhur për arsye objektive.

“Partia, Republikanët e Kosovës është pezulluar përkohësisht pasi për arsye të problemeve shëndetësore të kryetarit të Partisë z. Faton Kurti nuk ka qenë e mundur të mbahet Kuvendi i 3-të brenda datës 3 Gusht 2023”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

Lexo po ashtu ​KQZ pezullon një parti politike në Kosovë

Kjo parti thotë se kanë kërkuar mirëkuptim nga KQZ për këtë situatë.

“Komisionit Qëndror i Zgjedhjeve i është kërkuar shtyrja e afatit dhe nga KQZ është miratuar po sot shtyrja e afatit të mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor të Partisë me 45 ditë nga marrja e këtij vendimi”.

“Organet drejtuese të Partisë dhe Kryesia janë duke vënë në lëvizje gjithë anëtarësinë dhe Kuvendi Zgjedhor i Partisë, Republikanët e Kosovës do të mbahet së shpejti”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version