Partia Reformatore e kryeministres së Estonisë, Kaja Kallas, duket se ka siguruar vendin e parë në zgjedhjet parlamentare.
Nëse konfirmohet, kjo do të thotë se Talini do të ketë një nga qeveritë më të vendosura pro-ukrainase në Evropë, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.
Estonia, në jug të Finlandës, ndan një kufi me Rusinë.
Rezultatet paraprake treguan partinë konservatore EKRE në vendin e dytë, me 15.7% kundrejt 32% për grupimin liberal të zonjës Kallas.
Kjo parti fitoi zgjedhjet në vitin 2019, por u mbajt jashtë pushtetit pasi tre parti më të vogla formuan një qeveri.
Ajo administratë “u shemb” në vitin 2021, duke i lejuar zonjës Kallas, 45 vjeçe, të krijojë një koalicion të ri dhe të marrë përgjegjësinë. /Telegrafi/