Telegrafi

“Partia Popullore Evropiane të bind OBRM-PDUKM-në dhe DR-në ta pranojnë marrëveshjen për emrin”

Grupi i socialistëve evropianë në Parlamentin Evropian kërkojnë nga Partia Popullore Evropiane (PPE), anëtarë të së cilës janë OBRM-PDUKM-ja në Maqedoni dhe “Demokracia e Re” në Greqi, për t’i bindur partitë si motër për ta mbështetur marrëveshjen për emrin.

“I bëjmë thirrje opozitës politike nga partitë e (PPE) në dy vendet të tregojnë përgjegjësi dhe ta mbështesin marrëveshjen”, deklaroi Udo Bullman, shef i socialdemokratëve në Parlamentin Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai porositi se zgjidhja për emrin do ta hapë perspektivën euroatlantike për IRJM-në dhe do të ndihmojë që të përforcohet paqja dhe stabiliteti në vend dhe në rajon.

Përndryshe, këto thirrje vijnë pasi partitë opozitare në Maqedoni dhe Greqi, nuk mbështesin marrëveshjen e nënshkruar nga Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras në Prespë.

Ata thonë se marrëveshja është e dëmshme për vendet respektive, ndërsa opozita në Maqedonia nuk do të mbështesë referendumin e 30 shtatorit, i cili do të mbahet pikërisht për marrëveshjen me Greqinë./Telegrafi/