Telegrafi

Partia për Integrimin e Romëve reagon ashpër ndaj platformës së partive shqiptare (Video)

Partia për Integrimin e Romëve (PIR) në Maqedoni, ka reaguar ashpër ndaj platfromës së përbashkët të partive shqiptere në Maqedoni. Ata thonë se kjo platformë drejtpërdrejtë është ndërhyrje në Kushtetutë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“E dënojmë ashpër këtë platformë, sepse me këtë platformë bëhet ndërhyrje direkte në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, me fjalë tjera Maqedonia duhet të jetë shtet vetëm i maqedonasve dhe shqiptarëve, ndërsa të tjerët serbët, romët, turqit duhet të largohemi nga preambula e Kushtetutës. Me një hap të këtillë, cënohen të drejtat tona themelore si njerëz dhe një gjë e tillë është e papranueshme dhe nuk gjendet në asnjë vend në Evropë”, thuhet nga PIR./Telegrafi/