Site icon Telegrafi

Partia në pushtet kryeson në zgjedhjet legjislative në Armeni

ELECTIONS 2017

Partia në pushtet në Armeni u pozicionua në krye të zgjedhjeve legjislative të organizuara një ditë më parë në këtë ish-republikë sovjetike, sipas rezultateve të pjesshme të Komisionit Qendror Zgjedhor në thuajse gjysmën e qendrave të votimit.

Këto zgjedhje legjislative radhiten të parat të organizuara në Armeni pas një reforme mjaft të diskutueshme kushtetuese që synon për të vendosur një regjim parlamentar.

“Ndërsa fletët e votimit janë numëruar në masën 50,4 për qind në qendrat e votimit, partia republikane e presidentit armen, Serge Sarkissian renditet e para me 50,43 për qind të votave, dhe koalicioni i opozitës i drejtuar nga biznesmeni Gaguik Tsaroukian ka marrë 28,29 për qind”, njoftoi sot Komisioni Qendror Zgjedhor.

“Referuar rezultateve të para të zgjedhjeve, partia republikane ka të gjitha mundësitë për të formuar qeverinë e re”, deklaroi gjatë një konference shtypi zëdhënësi i partisë, Edouard Charmazanov. /kp/

Exit mobile version