Site icon Telegrafi

Partia Liberale kundërshton rritjen e taksës personale në 18%

Partia Liberale e Maqedonisë (PLM) konsideron se rritja e tatimit personal në 18%, për ata që kanë të ardhura mbi 1000 euro, do të ishte një hap i gabuar.

Sipas tyre, me këtë veprim dënohen të gjithë ata që kanë rroga për një jetë të mirë në Maqedoni, pra ata që fillojnë të krijojnë klasën e mesme.

Kjo parti konsideron se me këtë hap rëndohen të rinjtë që i takojnë pjesës më kreative të shoqërisë, duke shtuar se taksa e sheshtë ishte propozim i Bankës Botërore, dhe jo vepër e Nikolla Gruevskit./Telegrafi/

Exit mobile version