Partia Liberale (PL) dënon joprofesionalizmin në ndërtimin e autostradave Milladinovc-Shtip dhe Kërçovë-Ohër, me rastin e mospërputhjes së projektit dhe asaj që është realizuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kjo parti kërkon që organet përgjegjëse të bëjnë hetim të thellë mbi kompanitë gjeodezike dhe gjeologjike për këtë, siç thonë, mosprofesionalizëm dhe gabime katastrofale në projekti.
PL kërkon hetim edhe të organit mbikëqyrës që e ka lejuar ndërtimin, kompaninë vendore që i kryen ndërtimet. Partia në fjalë kërkon që pas hetimeve të dënohen ata që lejuan një huqje të këtillë që shtetit do t’i kushtojë 100 milionë euro shtesë./Telegrafi/