Partia Liberal e Maqedonisë i është drejtuar Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) duke i kërkuar që mos pengohet pjesëmarrja e tyre në zgjedhje, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Përmes një njoftimi, PLM-ja njofton KSHZ-në se po hasin në vështirësi të sigurimit të vërtetimeve se nuk janë të dënuar kandidatët e kësaj partie.
PLM-ja thotë se gojarisht është njoftuar se në 7 ditët e ardhshme, Gjykata themelore Shkupi 1 nuk do të jetë në gjendje që t’ua jep këto vërtetime.
Prandaj, PLM-ja kërkon që KSHZ-ja të merr masat e duhura që të mos u bëhen pengesa administrative-politike partive që do të marrin pjesë në zgjedhje si të pavarur.
PLM-ja ia kujton komisionit se është përzgjedhur nga katër parti politike, por përgjegjësi jep para Kushtetutës së vendit./Telegrafi/