Site icon Telegrafi

Partia Liberale e Maqedonisë kërkon që të ndalohet tregtia gjatë ditëve të diela dhe festave

Partia Liberale e Maqedonisë, nëpërmes një komunikate, kërkon nga Qeveria dhe Ministria e Financave, që sipas shembullit të Republikës së Malit të Zi të bëjë ndryshime në Ligjin për Tregti, me të cilën ndalohet tregtia me shumicë dhe pakicë gjatë ditëve të diela dhe festave.

“Gjithashtu propozojmë që të bëhen ndryshime në nenin 25 nga ligji për tregti, me të cilën shitoret e vendosura në ndërtesat kolektive dhe ndërtesat e bizneseve dhe rezidencave nuk mund të punojnë para orës gjashtë të mëngjesit dhe duhet të mbarojnë punë në orën 16:00”, thonë nga partia Liberale e Maqedonisë.

Në këtë mënyrë, shtojnë nga atje, di të barazohen kushtet për punë në sektorin privat dhe kushtet për punë në sektorin shtetëror administrativ, ndërsa qytetarët do të përfitojnë më shumë kohë të përbashkët me të afërmit e tyre./Telegrafi/

Exit mobile version