Telegrafi

Partia FJALA sot zhvilloi fushatën në Mitrovicë

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Partia FJALA sot në Mitrovicë zhvilloi fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 6 tetorit 2019. Edhe në Mitrovicë sikur çdo komunë tjetër të Kosovës, FJALA nuk i ka ftuar qytetarët në tubim.

Kryetari i FJALËS Gëzim Kelmendi tregoi se politika kosovare e 20 viteve të pasluftës e ka mashtruar qytetarin, e ka varfëruar dhe në fund e ka detyruar ta braktis shtetin dhe të emigroj.

“Prandaj nuk është e drejtë të maltretohen qytetarët nëpër tubime. Kryetari i FJALËS Kelmendi potencoi që Mitrovica është dëshmia më e qartë se si politika kosovare e ka injoruar dhe izoluar qytetarin e Kosovës.

Përderisa Beogradi po i mbështet në çdo formë qytetarët serb së fundi edhe duke ndërtuar shtëpitë në lagjen “Lugina e Diellit, Prishtina ka injoruar dhe diskriminuar në tërësi shqiptarët e Mitrovicës”, thuhet në njoftimin për media.

Disa nga partitë në Kosovë në ditën e parë të fushatës zgjedhore e kanë shfrytëzuar Mitrovicën për të manipuluar dhe mashtruar, njëra ka instaluar korrupsionin ndërsa tjetra nuk e njeh fare shtetin e Kosovës.

Kelmendi në fund prezantoi edhe kandidatët për deputet nga Mitrovica:
1. Abdelnaser Çuni – magjistër i farmacisë dhe ekonomist dhe
2. Blerim Kajtazi – jurist dhe ish-ushtarë i UÇK-së. /Telegrafi/