Sot Partia FJALA ka hapur fushatën në Prishtinë për zgjedhjet e 6 tetorit 2019.
Kryetari i saj Kelmendi para medieve deklaroi se “Sot nuk i kemi ftuar qytetarët në tubim në fushatë, por i kemi ftuar mediet dhe disa nga kandidatët tanë”.
Arsyeja pse qytetarët nuk i kemi ftuar në tubim është se për 20 vjet pas luftës, qytetarët janë mashtruar, janë gënjyer dhe janë detyruar që emigrojnë drejt perëndimit pikërisht nga kjo klasë politike e deritanishme!
Kelmendi theksoi se ne Fjala nuk jemi si të tjerët, ne nuk mashtrojmë, ne nuk e pasurohemi në kurriz dhe dëm të qytetarit apo vendit, por ne e ndiejmë veten shërbëtorë ndaj popullit e vendit, thuhet në njoftimin për media.
Për fund Kelmendi tha se luftën kundër krimit dhe korrupsionit do ta fillojmë nga vet politika e cila si një kancer po e shkatërron shoqërinë kosovare.
Nuk do të lejojmë që paga e një politikani të jetë dhjetë herë më e madhe se paga mesatare në Kosovë.
“Ne do ta ndryshojmë këtë mendësi politike, do ta bëjmë që politikani të jetë në shërbim të popullit e jo populli në shërbim të politikanit”, tha Kelmendi.
Kandidati për deputet nga partia Fjala, Avni Çakmaku tha se programi i partisë Fjala bazohet në moral dhe vlera për të cilat i ftoi qytetarit t’i bashkohen këtij vizioni.
Sipas tij synim i Fjalës është luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit për çka shfaqi skepticizmin dyshimet se këto dukuri negative mund të luftohen nga partitë tjera.
Para mediave u prezantua edhe kandidati i ardhur nga partia CDU e kancelares Gjermane Angela Merkel i cili është pjesë e listës së Partisë FJALA i cili me përvojën e tij disa vjeçare ka ardhur të jap kontributin e tij përmes partisë FJALA.