Site icon Telegrafi

Partia Evropiane Popullore do të miratojë rezolutë për Ballkanin Perëndimor

Burime nga Parlamenti Evropian (PE) për Nova Tv thonë se në Maltë, Partia Evropiane Popullore (PEP) do të miratojë një rezolutë për vendet e Ballkanit Perëndimor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas këtij televizioni, rezoluta përmban porosi të drejtpërdrejta për liderin e OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski. Njëra nga këto porosi ka të bëjë me marrëdhëniet ndëretike, të cilat mund ta destabilizojnë paqen.

Nga pjesët e rezolutës thuhet se ”Insistojmë në përmbajte nga provokimet etnike dhe i dënojmë të gjitha provokimet dhe sjelljen agresive që paraqet kërcënim për stabilitetin dhe paqen, duke patur në mendje se paqja nuk mundet, as të ndërtohet, e as të ruhet nëse bazohet në retorikë nacionaliste, populiste dhe radikale”./Telegrafi/

Exit mobile version