Telegrafi

Partia e Putinit dominon në zgjedhje, opozita akuzon për parregullsi

"Në vend të parë, sipas rezultateve preliminare është partia Rusia e Bashkuar me 62.8%. Në vend të dytë është Partia Komuniste me 11.5% të votave", tha Churov.

Njoftohet se e treta radhitet Partia Liberal Demokrate e drejtuar nga ultranacionalisti Vladimir Zhirinovski. Në zgjedhje konkurruan 11 parti për 450 vende në parlament, por pritet që partia e Putinit, Rusia e Bashkuar të korrë fitore masovike.

Agjencia e pavarur Golos, e cila i vëzhgoi zgjedhjet, tha se ka marrë njoftime se votuesve u është ofruar ryshfet, në vendvotime është bërë fushatë, ndërsa votuesit nuk kanë pasur fshehtësi gjatë votimit.

Partia Komuniste në opozitë tha se në zgjedhje ka pasur shkelje të shumta.