Site icon Telegrafi

Partia e Pensionistëve të Serbisë: Rahoveci fle mbi rezerva të mëdha të arit

Vetëm disa ditë para se Kosova ta shpallte pavarësinë përfaqësues të “Rio Tinto” (Lydian International), kanë njoftuar se në Rahovec kanë zbuluar rezerva të reja të arit, me një mesatare prej 1.87 gram ari për një ton mase të mineraleve, e cila shkon deri në 7.97 gram, por edhe pa këtë vlerësimet sugjerojnë se gjetjet e shtatë mineraleve strategjike (plumb, zink, argjend, nikel, mangan, molibden dhe bor) në Kosovë  kanë një vlerë prej  1.000 miliardë dollarë amerikanë,  njoftoi Partia e Pensionistëve të Bashkuar të Serbisë (PUPS) .

Siç shkruan B92, PUPS, ka përmendur këtë zbulim si argument, me rastin e mesazheve të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për punëtorët e Trepçës se  “derisa  të jetë Serbia, Trepçën askush nuk do t’ua grabis”,  se nuk ka asnjë ofertë që do ta bëjë Serbinë të kalojë “vijën e kuqe” dhe të heq dorë nga prona e saj në Kosovë, përcjell Telegrafi.

PUPS thekson se Kosova, para 105 vitesh, pas disa shekujsh,” është krthyer në shtëpi” , kurse “Serbia është kthyer në vendlindjen e saj”.

Më tej thekson se miniera më e rëndësishme evropiane në kohën e Nemanjiqëve ishte Novobërda, ku ishte nxjerr argjend i përzier me ar, dhe se nga fillimi i shekullit  15 zë fill një nga ligjet më të vjetra minerare në Evropë, Kodi i Minierave i Despotit, Stefan Lazareviq nga viti 1412, dhe se gjatë kohës së Gjurgje Brankoviqit, nga atje janë përmbushur një e pesta e nevojave evropiane me argjend.

“Gërmimet arkeologjike dëshmojnë se pasuria minerale në Kosovë është eksploatuar edhe para ardhjes së romakëve, dhe gjatë Perandorisë Romake, ish-provincat e Mesia e Jugut (territori i sotëm i Serbisë qendrore dhe Kosova) është  konsideruar si provincë e minierave.  Në fund të shekullit XIX, kapitali i huaj filloi të hyjë në sektorin e minierave në Kosovë gjatë kohës së Mbretërisë së Jugosllavisë, britanikët kanë investuar në shfrytëzimin e mineraleve në Stan Tërg, njofton PUPS.

Kjo partia me këtë shpjegon se pse minierat e Trepçës, çdo ditë i përmendin hulumtues dhe investitorë, duke anashkaluar adresën e vetme me të cilën mund të  flasin, nëse respektohet e drejta e pronësisë, e kjo është Qeveria e Republikës së Serbisë” , thuhet në deklaratën e PUPS. /Telegrafi/

 

 

 

 

Exit mobile version