Partia e pensionistëve të bashkuar dhe qytetarëve të Maqedonisë (PPBQM), reagon ashpër ndaj vazhdimit të zbatimit të standardeve të dyfishta në praktikën gjyqësore në Republikën e Maqedonisë, e cila siç thonë, u vërtetua me vendimin për shqiptimin e masës arrest shtëpiak për përfaqësuesit e “E majta”, transmeton Telegrafi Maqedoni.
„Kjo vetëm i konfirmon konstatimet që disa gjykatës edhe më tej, për arsye të njohura vetëm për to, i përpunojnë agjendat e pushtetit të korruptuar dhe kriminal, me qëllim ti frikësojnë qytetarët të cilët protestojnë kundër pushtetit dhe ta thellojnë ndarjen në popull. Me veprimin e këtillë të gjykatave dhe regjimit në pushtet, të cilin e vlerësojmë si veprim të orkestruar me qëllim të shpëtohet kreu në pushtet, me këtë rast dhe rastin e protestave të dhunshme para komunës Qendër, për të cilën gati se edhe pas dy vitesh nuk ka asnjë përgjegjësi, pa mëdyshje konfirmojnë që nuk e meritojnë besimin e qytetarëve“, thuhet në reagimin e PPBQM.
Prandaj, PPBQM sërish fton në protesta të qeta, të vazhdueshme dhe masive, sepse pushteti i cili është në panik, më nuk mund ti mbajë qytetarët e Maqedonisë peng dhe në frikë, dhe e din që është „pushtet me afat të skaduar të përdorimit“./Telegrafi/