Nëpërmjet një kumtese nga Partia e Pensionistëve thonë mbështesin qëllimin parimor të rregullohen të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me kushtet dhe mënyrën e tregtisë së tregjeve të gjelbërta në Maqedoni, të drejtat dhe detyrimet e tregtarëve të organizatorëve të tregjeve të gjelbërta duke shprehur rezerva në ligjin 7 paragrafi 2 nga Propozim-ligji për tregtinë e tregjeve të gjelbërta, ku subjektet nuk mund të kryejnë tregti si “tregtar i tregjeve të gjelbërta” nëse janë përfshirë në persona fizik që realizojnë të hyra na bazë të pensionit.
Sipas tyre, ky ligj mund të prek një numër të madh të qytetareve si dhe mund të shkaktojë rrezikim të statusit së tyre material dhe sociale, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Partia e pensionistëve konsideron se është e nevojshme të anulohen ndryshimet për tre muaj, me qëllim që të gjendet zgjidhje ku nuk do t’i rrezikojë qëllimet parimore të Ligjit dhe njëkohësisht t’i sigurojë edhe të drejtat e tyre”, thonë nga Partia e Pensionistëve./Telegrafi/