Partia Demokratike Shqiptare ka sjellë vendim që në zgjedhjet e parakohshme kuvendare të 12 prillit të garojë e vetme.
Vendimin e partisë e njoftoi Luan Tresi i cili tha se PDSH-ja do të shkojë e vetme në zgjedhje, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Pas debatit në PDSH, u mor vendim që Partia Demokratike Shqiptare në zgjedhjet e 12 prillit të garojë e vetme, me këtë rast apelojmë të gjithë shqiptarëve që të na mbështesin si parti e vetme kombëtare në Maqedoninë e Veriut”, tha Tresi.