Site icon Telegrafi

Partia e Janko Baçev do të merr pjesë në zgjedhjet e 5 qershorit

Partia, Lëvizja popullore për Maqedoninë, e Janko Baçev, do të merr pjesë e pavarur në zgjedhjet e 5 qershorit. Baçev thotë se beteja zgjedhore do të jetë e vështirë, sidomos me partitë satelite të pushtetit, por prapë se prapë do të del në zgjedhje, sepse konsideron që ata janë zgjidhje për daljen nga kriza politike, transmeton Telegrafi Maqedoni.

„LPM beson fuqishëm se është pjekur momenti që populli ta thyejë sistemin dypartiak në Maqedoni, në të cilin tashmë 25 vite në pushtet njëra-tjetrën e zëvendësojnë VMRO-DPMNE dhe LSDM, ndërsa vendi nuk ec para. Po ashtu dalja në zgjedhjet e 5 qershorit është në frymën e përpjekjeve tona për sa i përket krizës së thellë politike në të cilën ka ngecur shteti.“, tha Baçev./Telegrafi/

Exit mobile version