Telegrafi

Partia e Gruevskit do të protestojë edhe sot nëpër rrugët e Shkupit

OBRM-PDUKM-ja do të vazhdojë me protestat e saj në mbrojtje të të arrestuarve të cilët janë të përfshirë në akuzat që dalin nga hetimet e ngjarjeve të dhunshme të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

Kjo parti ka paralajmëruar për bllokim të sërishëm të udhëkryqeve në Shkup, nga ora 15:00 e deri më ora 17:00. Sipas tyre, shteti dhe institucionet janë kapur nga siç thonë ”junta e pushtetit”.

OBRM-PDUKM-ja hedh akuza edhe ndaj gjyqësorit që sipas tyre punojnë nën diktatin e pushtetit dhe parapërgatitin akuza ndaj kundërshtarëve politik të pushtetit.

Protesta do të ketë edhe para Ministrisë së drejtësisë, nga ora 18:00./Telegrafi/