Site icon Telegrafi

Partia e Gruevskit shprehet kundër martesave të homoseksualëve

OBRM-PDUKM-ja konsideron se Maqedonisë nuk i duhen, siç thonë, eksperimente me martesa të të njëjtës gjini ose birësim të fëmijëve pa prindër, nga ana e çifteve të të njëjtës gjini, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, ndryshime të këtilla ligjore nuk kanë qenë të përfshira në programet politike, as të LSDM-së, e as të BDI-së.

Në reagimin e tyre, OBRM-PDUKM-ja deklaron se martesat tradicionale – një mashkull me një femër – në Maqedoni mbështeten nga shqiptarët, maqedonasit, serbët, turqit, vllehët, romët, boshnjakët, muslimant dhe të krishterët, si edhe të gjitha bashkësitë tjera etnike dhe fetare./Telegrafi/

Exit mobile version