Telegrafi

Partia e Gjukanoviqit: Abazoviq iu largua rrugës së BE-së

Deputeti i partisë së presidentit malazez, Milo Gjukanoviq, Jevto Erakoviq ka treguar edhe qëndrimin e partisë rreth shkarkimit të qeverisë së udhëhequr prej kryeministrit, Dritan Abazoviq.

Ai vlerësoi se nuk ka pasur qeveri të tillë në historinë e parlamentarizmit malazez, raporton rtcg.

“Pak a shumë performanca mund t’i atribuohet kryeministrit. Ai la rrugën kryesore për në Bashkimin Evropian që ishte përcaktuar dhe për të cilën ne i dhamë mbështetje. Na mashtroi ne, por edhe partnerët ndërkombëtarë. Sekret, i fshehur, i paparalajmëruar. Ato ishin fjalët dominuese kur përshkruajmë punën e qeverisë”, deklaroi deputeti.

Lexo po ashtu Abazoviq: Nëse i mbijetojmë votëbesimit, do të shkojmë në riformatim dhe do të kemi qeveri teknike në Mal të Zi

Ai shtoi se ka pasur edhe shkatërrim të sistemit të sigurisë, ekonomik, shëndetësor…

“Për interesat e kujt? Ata që nuk duan të mirën për këtë vend apo për qytetarët e tij”, Abazoviq iu kundërpërgjigj Erakoviqit.

Ndryshe, 36 deputetë kanë iniciuar kërkesën për votën e mosbesimit ndaj qeverisë malazeze ndërsa duhen votat e 41 parlamentarëve për largimin e Abazoviqit. /Telegafi/