Site icon Telegrafi

Partia e Erdoganit kërkon anulimin e zgjedhjeve

Partia Drejtësia dhe Zhvillim e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka paraqitur ankesë ku ai kërkon anulimin dhe përsëritjen e zgjedhjeve komunale në Stamboll.

Nëse ankesa do të miratohet, zgjedhjet e përsëritura do të mbahen në javën e parë të 60 ditëve nga votimi fillestar, përkatësisht më 2 qershor, transmeton Reuters.

Nëse ankesa refuzohet, rezultatet do të finalizohen dhe fituesi do të marrë një mandat për fillimin e punës.

Sipas rezultateve paraprake, Partia Republikane Popullore e opozitës ka fituar në Stamboll, duke i dhënë fund, pas 25 vjetësh, kontrollit të partisë së Erdoganit në qytetin më të madh turk. /kp/Telegrafi/

Exit mobile version