Telegrafi

Partia Demokratike sot zgjedh kandidatët e bashkive për zgjedhjet lokale

Procesi i votimit për primaret në Partinë Demokratike ka filluar këtë të diel në orën 08:00 dhe përfundon në orë 18:00.

Për herë të parë do të votojnë jo vetëm anëtarët e PD-së, por edhe simpatizantët.

Kandidati shpallet fitues vetëm nëse merr të paktën mbi 50 për qind të votave nga totali i tyre në një zonë të caktuar.

Në rast se asnjë nga kandidatët nuk merr të paktën 50 për qind + 1 të votave nga totali i votave të vlefshme, atëherë kalojnë në balotazh dy kandidatët me numrin më të lartë të votave.

Në rast ndarje votash në mënyrë të barabartë, kandidati apo kandidatët që kalojnë në balotazh hidhen me short. /TCH/