Site icon Telegrafi

Partia Ashkanlive: Etem Arifi tregoi burrëri dhe maturi se si duhet të respektohet ligji

Partia e Ashkanlive për integrim (PAI), ka thënë se dorëzimi i deputetit Etem Arifi në Qendrën e Burgimit është respektim i ligjit dhe institucioneve të drejtësisë dhe vendimit të tyre.

Në komunikatën e bërë nga PAI thuhet se deputeti Arifi ka treguar maturi se si duhet të respektohet ligji, transmeton Telegrafi.

“Etem Arifi me aktin e dorëzimit të tij, pas shfrytëzimit të të gjitha mundësive ligjore dhe kushtetuese për deklarimin e pafajësisë së tij, por që fund edhe gjykata kushtetuese nxori vendim të kundër, Etem Arifi – kryetari i PAI tregoi burrëri dhe maturi se si duhet të respektohet ligji dhe vendimi”, thuhet në komunikatë.

Më tej, PAI thekson se “beson dhe vlerëson që i gjithë procesi ndaj Kryetarit Arifi, është për përmbushjen e statistikave të luftim ndaj korrupsionit”.

“Ne PAI-ja vlerësojmë që Kryetari Etem Arifi është viktimë e pa drejtësisë dhe proceseve që ishin dhe janë duke ndodhur në vend. PAI deklaron që Etem Arifi është zgjedhja e sovranit dhe vullnetit të zgjedhjes për përfaqësimin e komunitetit tonë, ajo u vërtetua me 6 tetor që ju besua mandati i pestë (5) i deputetit, por që drejtësia e tha fjalën ndryshe nga ajo e jona, andaj ne besojmë në pafajësinë e tij, ku pas lirimit do të kthehet aktivitetit politik dhe familjes së tij”, vijon komunikata.

Lexo po ashtu Deputeti Etem Arifi dorëzohet në organet e drejtësisë

Tutje, në komunikatë thuhet se “PAI do vazhdon respektimin e figurës së tij si kreu partisë, dhe do vazhdon programin e saj në mbrojtjen e të të drejtave të Ashkanlive në Kosovë”.

Ndryshe, deputeti i Partisë së Ashkanlive ishte dënuar me një vit e tre muaj burgim për mashtrim me subvencione. Arifi deri tash ndodhej në arrati.

Vota e deputetit Arifi ishte e 61-ta për formimin e Qeverisë Hoti, e që është minimumi i votave të deputetëve për formimin e një qeverie. /Telegrafi/

Exit mobile version