Site icon Telegrafi

Parregullsitë në sistemin “AKMIS”, asnjë iniciativë nga Këshilli Gjyqësor

Këshilli Gjyqësorë nuk ka marrë asnjë veprim për vërtetimin e parregullsive, edhe pse që nga fundi i vitit 2017-të, një grup i pavarur pune kishte dorëzuar raport për abuzim me sistemin AKMIS. Gjithashtu, ky organ nuk e ka mbrojtur pavarësinë e gjyqësorit, edhe krahas asaj që Prokuroria Speciale në raportin e tyre publikisht, me emër e mbiemër, tregoi gjykatës që e kanë kryer funksionin pa integritet moral. Këtë e ka konstatuar raporti i fundit i Institutit për të drejtat e njeriut për mbikëqyrjen e punës së Këshillit gjyqësorë, në periudhën qershor- shtator të vitit 2018-të.

“Vlerësimi për punën e Këshillit gjyqësorë është i dobët, nuk mund ta komentoj, por funksioni social- politik si trup kritik- kontrollues i gjyqësorit, përfundimisht është shumë labil në Maqedoni”, deklaroi profesoresha universitare Jasna Baçovska.

Ish gjykatësja në gjykatën e Strasburgut dhe kryetare e Institutit konsideron se nevojitet transparencë, llogaridhënie, por edhe vendosmëri më e madhe në punën e tij. Në raport thuhet se Kuvendi ka ngecur në punën e tij, duke mos i miratuar raportet për punën e Këshillit gjyqësor për vitin 2016 dhe 2017. Autorët e raportit si problem e theksojnë edhe përzgjedhjen e anëtarëve.

“Lidhur me zgjedhjet, nuk kishte transparencë të mjaftueshme kur u emëruar anëtari i fundit i Këshillit gjyqësorë në shtator, sepse u publikua vetëm emri i kandidatit të zgjedhur, por jo edhe me sa vota ka kaluar, apo as tregues tjetër lidhur me atë se çfarë do të thotë kandidati në fjalë. Më vonë u publikua raporti për përzgjedhjen dhe mund të them se edhe Komisioni që e ka zbatuar përzgjedhjen, nuk ka vepruar si duhet pasi e ka mbyllur vend-votimin para orës 15”, pohoi Vera Koco- Instituti për të Drejtat e Njeriut.

Parashtresat dhe ankesat e qytetarëve apo personave juridik, për të cilat Këshilli debaton një herë në muaj, shpesh refuzohen si të pabaza apo hidhen poshtë tërësisht. Ankesat në përgjithësi kanë të bëjnë me ankesa të supozuara, por në të shumtën e rasteve nuk ka shkaqe të qarta për punë joprofesionale dhe të pandërgjegjshme për gjykatësit ose nuk ka prova./Alsat-M/

Exit mobile version