Site icon Telegrafi

Parregullsitë fusin KOK-un në sherr të madh me shtetin

Sipas atyre që monitorojnë punën e KOK-ut dhe federatave sportive – Departamentit të Sportit (DS) në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), kjo paraqet shkelje të rëndë, që mund të çojë edhe në mospranim të këtij Kuvendi, shkruan sot Koha Ditore.

Zyrtarë të lartë të DS-së, që ishin prezentë në punimet maratonike të asamblesë, thonë se është shkelur Udhëzimi administrativ për funksionimin e KOK-ut.

Ky udhëzim i fuqizuar më 3 mars 2015 pas firmosjes nga kreu i MKRS-së, Kujtim Shala, ndër të tjera, përcakton edhe delegimin e delegatëve në Kuvend. Dhe, sipas tij, federatat që udhëheqin me sporte olimpike përfaqësohen me dy delegatë, federatat joolimpike, por që janë nën ombrellën e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) përfaqësohen me një delegat, kurse për federatat joolimpike të papranuara nga IOC-i nuk është paraparë të kenë përfaqësues në asamblenë e KOK-ut.

Ky udhëzim ishte sponsorizuar nga vetë KOK-u dhe duhej të shërbente për punë të mëtutjeshme, por të mërkurën mbrëma, struktura deleguese e asamblesë së KOK-ut ishte ndryshe – sipas statutit të vjetër, që parashihte nga tre delegatë për federatat olimpike, nga dy për federatat joolimpike, por të pranuara nga IOC-i dhe nga një për federatat joolimpike të papranuara nga IOC-i.

E kjo përbërje e delegatëve, sipas zyrtarëve të DS-së, është e kundërligjshme dhe në kundërshti me Udhëzimin administrativ për funksionimin e KOK-ut dhe vetë Kartën Olimpike
 

Exit mobile version