Site icon Telegrafi

Parregullsi të shumta në Banjat e Katllanovës, rrezikojnë mbylljen

Mjekë nga vendet fqinje në mënyrë ilegale dhe pa licenca kanë punuar në banjat e Katllanovës, duke kuruar pacientët në këto banja. Këto parregullsi i ka konfirmuar Inspektorati Sanitar dhe ai i Shëndetësisë, pas paralajmërimeve nga qytetarët.

Sipas informacioneve jozyrtare të TV24 nga Ministria e Shëndetësisë, për shkak të parregullsive të shumta, tanimë është ndaluar që në Banjat e Katllanovës të pranohen pacientë përkohësisht, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Inspektorati Sanitar dhe Shëndetësor për momentin vetëm e konfirmojnë këtë rast, ndërsa më shumë detaje kanë paralajmëruar për ditën e nesërme.

Përveç Inspektoratit të Shëdnetësisë, punën e Banjës së Katllanovës e kanë kontrolluar edhe Policia Financiare. Ata thonë se kanë dyshime për parregullsi, por edhe ata nuk japin më shumë detaje.

Ndërsa disa nga qytetarët janë ankuar për kushtet higjienike në banjë./Telegrafi/

Exit mobile version