Site icon Telegrafi

Parregullësitë për zgjedhjet lokale në Maqedoni do të evidentohen nga komision i posatçëm

Prokuroria Themelore Publike e Maqedonisë ka hapur punë për zgjedhjet lokale në vend që duhet të mbahen më 15 tetor të këtij viti. Zgjedhjet janë afër dhe për këtë janë përgatitur të gjithë institutucionet e vendit.

Prokuroria Themelore Publike sot ka caktuar Xhelal Bajramin për udhëheqës të këtij komisioni të përkohshëm për të ndjekur ndonjë parregullsi gjatë ditës së zgjedhjeve, shkruan Telegafi Maqedoni.

Ky komision do të ndjek vazhdueshmërinë për zgjedhje korrekte dhe demokratike dhe mos shkelje të nenit 16 të Ligjit për zgjedhje dhe Kodit penal të Maqedonisë.

Përveç Bajramit, në këtë komision janë emëruar Natalija Tasevska, Dimçe Pazheski, Anita Pop Metodieva, Vjollca Elmazi dhe Natasha Goxhoska, të gjithë këto prokurorë publik nga të gjithë prokuritë e Maqedonisë.

Ky komision do të ndjek shkeljet e të drejtës së votës. Parandalimi dhe dënimi në rast të shkeljeve zgjedhore do të dënohet nga ky komisioni. /Telegrafi/

Exit mobile version