Parma ka vazhduar me ngjitje në futbollin italian, ku tani është bërë pjesë e Serie B.
Futbollit italian iu është rikthyer në nivele të larta edhe një skuadër me nam të madh siç është Parma.
Parma në sezonin 2014/15 u dërgua në Serie D pas falimentimit të klubit, por këto probleme i përkasit të kaluarës.
Skuadra nga ‘Ennio Tardini’ këtë sezon ka arritur të ngjitet në Serie B për edicionin tjetër.
Kjo ngjitje në Serie B vjen pas fitores 2-0 ndaj Alessandrias në finalen e “Play-Off”-it, ku goli i parë erdhi në minutën e 12 nga Manuel Scavone, ndërsa goli i dytë nga Manuel Nocciolini në minutën e 67.
Megjithatë, Parma ka ambicie edhe më të mëdha pasi synon rikthimin në Serie A, aty ku ka qenë gjithmonë dhe e ka vendin. /Telegrafi/