Telegrafi

Parma mposht Napolin para tifozëve të vet

Vendasit u dukën se do të kenë një ndeshje të lehtë pasi kaluan në epërsi pas vetëm tre minutash me golin e Fabio Cuagliarrella, të cilin e mbajtën gjatë gjithë pjesës së parë.

Por pjesa e dytë ishte më ndryshe, me mysafirët që përmbysën rezultatin me dy gola të shpejtë. Së pari Luca Antonini barazoi rezultatin (64’), katër minuat para se Alessandro Lucarelli t’i japë epërsinë Parmës.

Marek Hamsik ngjalli shpresat e vendasve për së paku një pikë me golin e barazimit të shënuar 12 minuta para fundit, por Luis Jimenez vulosi fitoren e mysafirëve tre minuta para fundit të kohës së rregullt. /Telegrafi/