Telegrafi

Parma kërkon Kaladzen

Milani raportohet se dëshiron ta shndërrojë në para lojtarin e kombëtares së Gjeorgjisë, i cili nuk shkon mirë me drejtuesit e klubit.

Presidenti i Parmës, Tommaso Ghirardi, dëshiron ta huazojë Kaladzen, por do të ketë nevojë që Milani të mbulojë një pjesë të dukshme të pagës së tij.

Për Kaladze, ai do të jetë i lumtur ta presë të skadojë edhe vitin e fundit të kontratës së tij dhe të largohet nga San Siro verën e ardhshme si lojtar i lirë. /Telegrafi/