Interi ka arritur të fitojë me rezultat minimal 1-0 në udhëtim te Parma në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Serie A.
Nerazzurrët i janë kthyer fitores pas tri humbjeve radhazi mes kampionatit dhe kupës, duke triumfuar në udhëtim te Parma.
Goli i vetëm në këtë fitore të skuadrës së Luciano Spallettit erdhi në minutën e 80-të nga Lautaro Martinez, i cili shënoi tre minuta pas inkuadrimit në lojë.
Megjithatë, lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mesfushori Marcelo Brozovic, i cili u notua me 8.0.
Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për sulmuesin e vendasve, Jonathan Biabiany që u vlerësua me notë 5.8.
Parma:
Inter:
/Telegrafi/